Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Pajovë, ku janë përfshirë disa automjete dhe ka mbetur i plagosur një adoleshent.

Sipas burimeve nga vendngjarja automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Julian Kosta, 42 vjeç, banues në qytetin e Peqinit, gjatë një parakalimi të gabuar është përplasur me automjetin tip “Skania”  me drejtues shtetasin Mitat Lukani,65 vjeç.

Paraprakisht raportohet për një adoleshent të plagosur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko