Panorama TV ka mësuar të tjera detaje në lidhje me autorin e dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë, pasditen e djeshme (21 maj).

Gazetari Ervin Leka ka siguruar edhe foton e autorit, pak para se të kryente vrasjen, ku ai shfaqet me një kapuç në kokë.

Ndërkohë raportohet se autori nuk e ka njërën dorën, konkretisht dorën e djathtë. Për këtë arsye vrasjen e ka kryer me dorën e majtë. Ky detaj e ka ndihmuar grupin hetimor edhe në identifikimin e tij.

Po ashtu mësohet se Habib Rexha ka zbritur nga një automjet tip volkswagen, i maskuar me kapuç, ndërsa pasi ka kryer krimin ai e ka hequr kapuçin.

habib rexha vrasja e arjan goses autori me nje dore kavaje

Kujtojmë që policia një ditë më parë publikoi foton e Habib Rexhës, vëllait të Altin Rexhës i cili u vra dy muaj më parë nga vëllai i Arjan Gosës (i vrarë), Edmond Gosa (i vrarë).

Policia tha se kush jep informacion të saktë për arrestimin e tij do të marrë një shpërblim prej 10 mijë eurosh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re