Skip to content

FOTO/ Banesa Llavda në Berat do “udhëtojë” në gjithë Ballkanin

berat 6

FOTO Banesa Llavda ne Berat do “udhetoje” ne gjithe Ballkanin

Banesa Llavda sot Muzeu Etnografik, Berat do të “udhëtojë” në gjithë Ballkanin. Kjo falë studentit shqiptar Marildo Bacelli i cili fitoi çmimin e parë në Stamboll në konkursin me temë “Banesat e Ballkanit në maket”.

1552655880 217 FOTO Banesa Llavda ne Berat do “udhetoje” ne gjithe Ballkanin

Banesa Llavda sot Muzeu Etnografik,Berat, është një banesë interesante në Ballkan, më se 400 vjeçare që ruan autenticitetin e saj. Tashmë ky maket do të ekspozohet për disa javë në të gjitha qytetet kryesore të Ballkanit.

Konkursin me temë “Banesat e Ballkanit në maket” u organizua nga Shoqata Bal-Turk, Universiteti i Kocaelit, Universiteti Teknik i Bursës dhe Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme Ankara, në Stamboll me pjesëmarrjen e studentëve nga të gjitha universitetet e Arkitekturës së Turqisë e Azerbajxhanit.