14 mars – Banesa Llavda sot Muzeu Etnografik, Berat do të “udhëtojë” në gjithë Ballkanin. Kjo falë studentit shqiptar Marildo Bacelli i cili fitoi çmimin e parë në Stamboll në konkursin me temë “Banesat e Ballkanit në maket”.

Banesa Llavda sot Muzeu Etnografik,Berat, është një banesë interesante në Ballkan, më se 400 vjeçare që ruan autenticitetin e saj. Tashmë ky maket do të ekspozohet për disa javë në të gjitha qytetet kryesore të Ballkanit.

Konkursin me temë “Banesat e Ballkanit në maket” u organizua nga Shoqata Bal-Turk, Universiteti i Kocaelit, Universiteti Teknik i Bursës dhe Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme Ankara, në Stamboll me pjesëmarrjen e studentëve nga të gjitha universitetet e Arkitekturës së Turqisë e Azerbajxhanit. /a.a/j.p/

#td_uid_1_5c8a7e8993499 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/berat-6-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c8a7e8993499 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/berat-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re