Një banesë është djegur në katin e dytë të një godine në Kavajë mbrëmjen e djeshme ndërsa pronari është nxjerrë në gjendje të asfiksuar pasi ndodhej brenda.

Punonjësit e zjarrfikëses kanë bërë nxjerrjen nga banesa të zotin e shtëpisë duke përdorur shkallët metalike, ndërsa ai është gjetur brenda pa ndjenja.

Mësohet se ai pasi ka konstatuar flakët është përpjekur të bëjë shuarjen e tyre por ka pësuar asfiksim duke i shkaktuar problem me frymëmarrjen.

Banesa e cila është përfshirë nga flakët ndodhet në katin e dytë të një godine 5 katëshe në lagjen Nr 5 të qytetit të Kavajës ndërsa janë rrezikuar edhe banorët e tjerë.

Ende janë të panjohura shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa në vendngjarje forcat e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re