Pavarësisht infektimeve nga Covid-19 dhe apelit që adresojnë herë pas here ekspertët e shëndetësisë, Lulzim Basha vijon fushatën duke grumbulluar mbështetësit e tij.
Për të krijuar idenë se PD ka mbështetje të madhe në qytetet që shkon, kreu i demokratëve i shndërron tubimet elektorale në vatra infektimi.
Pavarësisht kësaj përpjekje, nga fotot e shkrepura nga droni, ndryshe nga pamjet me regji që servir Basha për media, pjesëmarrja duket e vogël.
