Ish-ministri Saimir Tahiri është tërhequr prej kohësh nga jeta politike dhe po vijon betejën ligjore me organet e drejtësisë, ku është i akuzuar se me veprimet ose mosveprimet e tij ka ndihmuar në trafikun e drogës drejt Italisë grupin e Habilajve.

Megjhithatë Tahiri nuk ngurron që herë pas here të publikojë foto nga momentet që kalon me familjen.

Dita e sotme është një ditë e veçantë për ish-ministrin, pasi i biri feston ditëlindjen.

Tahiri ka uruar të birin me një shënim në facebook, ku ka hedhur një foto me të birin, Drinin, ndërsa shijojnë natyrën, të rrethuar nga kecat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re