Skip to content

FOTO/ Bëma e re e Kujtim Gjuzit, deputeti nuk pyet për rregullat e qarkullimit, parkon ‘Land Rover-in’ blu para Kuvendit, u zë vendin invalidëve. Shënimi që la në xham

TIRANË– Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi është fotografuar sot duke parkuar mjetin e tij në një vend të rezervuar për persona me aftësi të kufizuara.

Paparazzi i “Panorama.al” ka siguruar fotot e automjetit të deputetit të opozitës, një “Land Rover” ngjyrë blu të parkuar në vendin e gabuar, para godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Gjuzi madje ka vendosur edhe një letër në xhamin e makinës ku shkruan se automjeti është i “deputet Kujtim Gjuzit”, duke vendosur në dispozicion dhe numrat e telefonit për çdo rast.

Letra e Kujtim Gjuzit

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është një prej deputetëve që nuk ka qëndruar në shtëpi gjatë karantinës. Ai ka ndërmarrë “misionin” për të bashkuar njerëzit të mbetur larg njëri-tjetrit duke i çuar në banesat e tyre. 

(k.m/dosja.al)