7 nëntor – Brezi i ri çdo ditë e më shumë po afrohet me artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore kjo për shkak të nismave që po ndërmarrin institucionet me aktivitete dhe programe të posaçme mbi këtë gjë.

Këto nisma kanë qëllim edukimin dhe informimin e brezit të ri mbi vlerat kulturore dhe trashëgiminë e pasur që vendi ynë ka dhe gjithashtu që këta të rinj të kontribuojnë mbi ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtyre vlerave me anë të ideve novative dhe projekteve.

Së fundmi në kuadër të këtyre nismave DRKK Berat ka zhvilluar javën e praktikave për ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak”.

Roli i trashëgimisë kulturore dhe rritja e ndjeshme e numrit të turistëve në Berat, duhet të orientojë interesin e brezit të ri që t’i përkushtohet më shumë profesioneve në mbështetje të sektorit të turizmit dhe trashëgimisë.




Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re