5 gusht – Bashkëpunimi i DRKK- Berat me CHWB-Albania dha rezultatet e para me përfundimin e restaurimit të fasadës në banesën e Vasil Shyti monument kulture kat e II në lagjen Goricë.

Ndërhyrja u krye nga praktikantët e rinj në drejtimin e mjeshtrave sipas teknikës tradicionale të restaurimit.

Ndërhyrja konsistoi në restaurimin e fasadës, duke ruajtur vlerën dhe mënyrën tradicionale të ndërtimit.

Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit.

Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re