8 prill – Ka përfunduar ndërhyrja emergjente në restaurimin e murit rrethues të gurit i banesës së familjes Xali ,në lagjen Kala Berat.

Specialistët e mirëmbajtjes pastruan dhe sistemuan pjesën e gurëve të rënë si dhe shqepjen e pjesës së harkuar e cila rrezikonte shembjen. Ndërhyrja përfundoi me ngritjen e murit të ri të gurit.

Mirëmbajtja e këtyre banesave është një punë e shkëlqyer që bëhet nga specialistët për të ruajtur këto banesa të cilat përçojnë traditën dhe identitetin e vendit tonë.

Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit.

Qyteti i Beratit është një nga më të vjetrit në Shqipëri, me gjurmët e para të cilat datojnë që 2600-1800 para Krishtit. Ka edhe qeramika që nga shekulli i 7 apo 6.

Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatreja Berat, një qytet i fortifikuar, që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të së kaluarës. /a.a/j.p/

#td_uid_1_5cab327899a41 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/04/restaurim-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5cab327899a41 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/04/restaurim-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5cab327899a41 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/04/restaurim-2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5cab327899a41 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/04/restaurim-3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re