14 gusht – Restaurimi i objekteve të kultit në Berat po vijon me ritme të shpejta dhe gjatë këtyre ditëve.

Në tre xhamitë e qytetit restaurimi i tyre është drejt përfundimit, në Teqen e Helvetive ka përfunduar restaurimi i çatisë, ka përfunduar edhe ndërhyrja në çatinë e xhamisë së Beqareve gjithashtu është drejt përfundimit edhe çatia në xhaminë Mbret.

Ndërhyrja në këto xhami është bërë nga specialistët e DRKK Berat është bërë në mënyrë të imtësishme duke ruajtur teknikën origjinale pra duke ruajtur vlerën e tyre historike.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Eugen Kallfani shprehet për këto punime se, “pas përfundimit të restaurimit të çatisë së Teqesë së Helvetive, përfundon edhe ndërhyrja në çatinë e xhamisë së Beqarëve dhe është drejt përfundimit edhe çatia në xhaminë Mbret. Kujdes i veçantë në ruajtjen e materialit të vjetër, atje ku është e mundur trarët dhe elementët drusorë të çatisë janë ruajtur, tjegullat janë hequr me kujdes, janë seleksionuar, larë dhe pastruar pa ja dëmtuar patinën origjinale e plot sharm që dekadat i kanë falur”.

Restaurimi i këtyre objekteve kulti është një vlerë e shtuar gjithashtu dhe për turizmin pasi këto vende tashmë janë kthyer në destionacione mjaft të pëlqyera nga turitët e huaj që pëlqejnë turizmin religjioz si dhe gjithashtu tregojnë vlerën e madhe të vendit tonë siç është toleranca fetare./ atsh

P.S: Restaurimin e tyre e financon TIKA e Turqise