Banorët e fshatit Dushnik, njësia administrative Otllak në Berat kanë tashmë rrugë me ndriçim.

Zbatimi i projektit të ndriçimit publik për fshatin Dushnik është një investim që u realizua me fondet e bashkisë dhe kap vlerën e 80 milionë lekëve.

Rrjeti i ndriçimit të rrugëve kryesore dhe të brendshme, në të cilin janë vendosur 74 ndriçues Smart LED, shtrihet në një gjatësi prej 2.4 km. Është hera e parë që kryhet një investim i tillë në këtë fshat.

Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, bashkë me një pjesë të safit të vet, ishin në fshatin Dushnik, Njësia Administrative Otllak, për të përuruar përfundimin e punimeve të rrjetit të ndriçimit të rrugëve të këtij fshati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re