Skip to content

Berat, restaurim i një tjetër banese fal bashkëpunimit dhe të qytetarëve

 

30 korrik – Specialistët e mirëmbajtjes në Berat po vijojnë punën për mirëmbajtjen e banesave monumente kulture dhe gjatë sezonit turistik.

Specialistët e DRKK Berat kanë nisur ndërhyrjen restauruese në çatinë e banesës së familjes Cimbidhi në lagjen Kala.

Këtë herë ndërhyrja restauruese e DRKK-Berat ka gjetur mbështetjen dhe bashkëpunimin nga ana e qytetarit për shpëtimin e një tjetër banese monument kulture. Pas hartimit të projektit nga DRKK dhe miratimit në instancat përkatëse ka filluar ndërhyrja për restaurimin e çatisë.

DRKK-Berat ka vënë në dispozicion bazën materiale dhe është duke ndjekur punimet që janë marrë përsipër nga qytetari duke zbatuar projektin.