Skip to content

Berat, restaurohen muret e jashtme të xhamisë së Beqarëve

Vijon puna në xhaminë e Beqarëve, Berat. Pas procesit të dranazhimit dhe përforcimit të themeleve të objektit, po vijohet me punimet restauruese të fasadës së jashtme me dekoracionet në muret e jashtme të xhamisë.

Në këtë xhami janë kryer punimet restauruese, konkretisht me restaurimin e çatisë. Ky proces ka vijuar me zbërthimin e kujdesshëm të çatisë, zëvendësimin e elementëve të degraduar, petavrimin e çatisë, mbulimin me letër hidroizoluese dhe më pas do të mbulohet me tjegulla vendi.

Ecuria e punimeve në 5 kantieret e ngritura në xhamitë e qyteteve Tiranë, Berat dhe Gjirokastër, të cilat janë edhe pjesë e programit “Rrugët e Besimit” po mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme nga institucionet përkatëse.

Në këto kantiere, monument kulture në vend, do të bëhet ndërhyrja e parë tërësore pas dekadash lënie ne rrënim ku do të dalin në pah vlerat e tyre të jashtëzakonshme kulturore e artistike duke i kthyer ne referenca kyç të itinerareve turistike.