Skip to content

Berat, sezoni turistik rifreskohet mjedisi në kishën e Shën Triadhës

 

9 maj – Në sezonit turistik 2019, specialistët e DRKK Berat po vijojnë punën për mirëmbajtjen dhe pastrimit e vegjetacionit pranë monumenteve të kulturës.

Gjatë ditës së sotme specialistët e DRKK Berat kanë bërë pastrimin nga vegjetacioni pranë kishës së Shën Triadhës ku gjithashtu kanë meremtuar dhe shkallët që të çojnë në këtë kishë.

Mirëmbajtja e monumenteve dhe hapësirave rreth tyre mbetet një nga sfidat e përditshme të punonjësve  që kërkon mbështetjen dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në mbajtjen pastër të mjediseve për një imazh më dinjitoz ndaj mijërave turistë që mbushin çdo ditë qytetin e Beratit.

Kisha është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në Kalanë e Beratit.