Laboratori i Restaurimit të Veprave të Artit në qytetin e Beratit vijon punën për përfundimin e procesit të dezinfektimit të fondit të ikonave.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Berat bën të ditur se “ky proces delikat është tepër i domosdoshëm për konservimin e ikonave në një periudhë e cila përkon me veprimtarinë më agresive të insekteve që mund të dëmtojnë panelin e drunjtë të ikonës”.

“Çdo ikonë trajtohet me kujdes duke ndikuar në mbrojtjen dhe jetëgjatësinë e saj”, shprehet DRTK Berat.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Sipas DRKK-së, Berat, puna do të vazhdojë me zbulimin e veprave të tjera nga fondi i ateliesë ku specialistët e artit janë duke përgatitur projektet e reja restauruese.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re