23 janar – Projekti “Atelier në Trashëgiminë Kulturore” për vitin 2019, ka nisur me brezin e ri në Berat, projekt ky që afron brezin e ri me artin dhe kulturën për njohjen dhe vlerat e trashëgimisë tonë kulturore.
Edukimi kulturor përbëhet nga aftësia për reflektim. Fëmijët dhe të rinjtë mësojnë të reflektojnë mbi kulturën e tyre, kulturën e të tjerëve dhe kulturën në përgjithësi.
Nxënësit e shkollës “Shaban Sollaku” Moravë ishin protagonistët e këtij aktiviteti ku folën, mësuam dhe u argëtuam me trashëgiminë tonë kulturore.
Trashëgimia mbrohet dhe transmetohet vetëm duke e dashur dhe transmetuar tek brezi i ri.



