14 shkurt Flokët e dëborës zbardhën sot edhe qytetin 2400 vjeçar të Beratit, ku çatitë e shtëpive karakteristike duken më të bukura nën ‘vellon’ e bardhë.

Në rrugët kryesore të qytetit janë vendosur edhe zemra të kuqe, simbol i ditës së Shën Valentinit, duke ia shtuar edhe më shumë bukurinë qytetit që pret mijëra turistë.

Qytetarët, sidomos fëmijët e vegjël kanë dalë në sheshe e lulishte për të shijuar dëborën.

I njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, Berati zgjon përherë e më shumë interesin e turistëve që e kanë vizituar./k.s/

 

 

#tdi_1_691 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/1berati1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_691 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/1berati4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_691 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/1berati2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_691 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/1berati3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 4

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re