Skip to content

FOTO- Berati në panairin “Shqipëria punon tokën”

13 tetor- Produktet e Beratit u prezantuan në panairin kombëtar të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit, “Shqipëria punon tokën”, i zhvilluar për të dytin vit radhazi me pjesëmarrjen e fermerëve dhe bizneseve nga mbarë vendi, që po zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë.

Tendat ku u prezantuan produktet beratase patën vizitorë të shumtë, të cilët shprehën interesin e tyre për këto prodhime.

Bashkia e Beratit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Turizmit, në bashkëpunim me bizneset vendëse, morën pjesë në këtë panair duke prezantuar prodhimet autoktone dhe më të mira të industrisë së përpunimit ushqimor të zonës së Beratit.

Përcollën nga afër organizimin e këtij panairi Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, Nënkryetarja e Bashkisë, Afize Skëndo dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore.

Këndi ku ishin ekspozuar produktet e bizneseve beratase u vizitua nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, i cili vlerësoi sipërmarrësit dhe inkurajoi ata për zhvillim edhe më të gjerë të produktit cilësor beratas.

Në panair u ekspozuan produkte të shumta të kësaj zone si ullinj, vaji i ullirit, perime, agrume, verë, si dhe prodhime artizanale ./k.s/j.p/