Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me deputetin e Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri, z. Martin Vickers.


Në përfundim, Berisha nënvizoi se narko-financat diktojnë vendimmarrjen në qeveri, Parlament, gjykata e polici, duke i paraqitur deputetit Vickers një panoramë të plotë të pasojave të këtij fenomeni.

Takim me Martin Vickers
Deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.
Të dashur miq, dje pasdite prita në takim z. Martin Vickers, deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe, mik i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.
Në këtë takim diskutuam gjerësisht për zhvillimet në Shqipëri si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë, lidhjet e pazgjidhshme të niveleve më të larta të pushtetit dhe vetë Edi Ramës me kartelet e drogës dhe organizatat kriminale, shtypjen e pluralizmit politik nga organet e narko-shtetit, ndjekjen dhe persekutimin nëpërmjet prokurorisë politike të drejtuesve të forcave kryesore politike të vendit, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.
Në këtë takim e njoha deputetin britanik me pasojat shkatërrimtare të narko-eurove dhe narko-dollarëve të karteleve të drogës në ekonominë shqiptare, si dhe rolin e tyre përcaktues në vendimmarrjen në rrugë, në qeveri, në Parlament, në gjykata, polici dhe në çdo institucion të vendit.
Takimi ishte i hapur. Në takim merrte pjesë Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD dhe kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, nismat qytetare.
