Kanë filluar reshjet e para të borës për këtë vit në Shqipëri.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga SHMU, ARRSH, tregojnë se si ka shtruar flokët e parë dëbora. Përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.

“Sapo filluan reshjet, u morrën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit ”, raporton ARRSH.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re