TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin e tij social, Sali Berisha një foto të kryeministrit Edi Rama, presidenti serb dhe atij të Kosovës, Vuçiç e Thaçi duke veshur të njëjtat atlete.

Sipas Berishës, të dy politikanët bashkë me gazetarin Baton Haxhiu kanë ndjekur shembullin e Ramës duke u munduar që t’i ngjajnë edhe në veshje.

“Argatët si padroni i tyre këmbë e kokë!! Sekti i tradhëtisë kombëtare edhe atletet i blejnë si padroni i tyre!,”-shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Por Berisha ka harruar një detaj të vogël…Ishte ai i pari që veshi atletet ‘e famshme’.

Ai vetë ka postuar një foto tijën në tetor të 2017, ku edhe ‘mburrej’ se kishte përshkruar distancën prej 3213 km.

“Fitbit dje me akordoi çmimin e Indisë, që dëshmon se unë me ecje kam përshkuar gjatësine e këtij vendi prej 3213 km!!”-shkruan Berisha krah fotos.

POSTIMI I PLOTË:

 (function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d.getElementById(id))return;js=d.createElement(s);js.id=id;js.src=’https://embed.ex.co/sdk.js’;fjs.parentNode.insertBefore(js,fjs);}(document,’script’,’playbuzz-sdk’));

Duket se Berisha ka qënë i pari që i ka inspiriuar të tjerët për një jetë sportive, duke u ndjekur më pas si shembull. 

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re