Dhjetëra udhëheqës botërorë dhe delegacione kombëtare mblidhen këtë të enjte në Uashington për takimin inaugurues të “Bordit të Paqes”.
Mes liderëve që do jenë pjesë është dhe Kryeministri Edi Rama, i cili u nis drejt SHBA-ve një ditë më parë.
Fotoja e parë nga Washingtoni është publikuar ndërsa Rama shihet në mjet i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Ervin Demo.
Ky i fundit ka ndarë foto në rrjetin social “Facabook” teksa shkruan se është krenar për Shqipërinë.
“Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”, shkruan Demo.
LEXO EDHE: Bordi i Paqes/ Zbulohet agjenda zyrtare, nga mëngjesi i përbashkët te rezolutat e Trump dhe fjalimet

Një muaj më parë, Rama bëri të ditur se kishte marrë ftesë për t’u bërë pjesë e këtij organizmi të ri ndërkombëtar, i cili synon administrimin e Gazës dhe nxitjen e paqes në rajon.
Ai e cilësoi përfshirjen si një moment krenarie për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ynë është ndër shtetet themeluese të Bordit dhe se nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për statusin e përhershëm.
Agjenda e Mbledhjes Inauguruese e Bordit të Paqes
06:15 – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve
08:05 – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve
08:40 – Foto familjare
09:00 – Fillon mbledhja
Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara
Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore
1.Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP
2.Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve
3.Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës
4.Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)
5.Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi
6.Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës
7.Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ
8.Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)
9.Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia
10.Marc Rowan – Fondi Sovran i Pasurisë
11.Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran
12.Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP
Video për rindërtimin e Gazës
Rendi:
1.Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa
2.Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev
3.Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev
4.Indonezia – Presidenti Prabowo Subianto
5.Rumania – Presidenti Nicușor Dan
6.Shqipëria – Kryeministri Edi Rama
7.Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly
8.Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani
9.Emiratet e Bashkuara Arabe – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan
10.Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita
11.Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan
12.Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah
13.Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub
Prezantim video nga FIFA
Rezoluta & Votimet e Bordit



