Dikur ishte ndër personat më të komentuar.Veçanërisht në tre sezonet e formatit “Hell’s Kitchen”, shef Renato Mekollin mund ta shihje kudo.
Në ekran, në Youtube, në Tiktok, me rreptësinë e tij kundrejt konkurentëve që ishte komentuar shumë.
Renato Mekolli will leave Top Channel?
Me të përfunduar sezonet e formatit, ai nuk u bë më i gjallë.
Prive.al mëson se pasi mbylli restorantin e tij “Umami”, për një periudhë kohore, larg syrit të publikut, Mekolli ka punuar në një tjetër restorant në Tiranë.
Në ndërkohë, ndjekësit kanë gjetur më në fund detaje mbi atë se ku është tani Renato.
Shefi po punon prej kohësh në një restorant në Greqi. Nga biznesi ku punon ka publikuar edhe disa fotografi të tijat që janë bërë virale në TikTok.
Në to, vërehet ndryshimi i dukshëm i shef Renatos në këto katër vite mungesë në syrin e publikut.
Por nuk dihet akoma nëse ai ka ndonjë plan të rikthehet me diçka të re në ekran, së shpejti.