Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, parashiko edhe ndërtimin e një burgu të vogël.

Sipas L’Espresso ky burg do të kushtojë më shumë se një milion euro për të burgosur për  pesë vite.

“Meqenëse memorandumi i mirëkuptimit i nëshkruar nga Rama dhe Meloni fut në mënyrë efektive rregullat italiane dhe evropiane në Shqipëri, burgu i vogël për emigrantët duhet të respektojë rregullat italiane dhe evropiane” shkruan media italiane.

Sipas kësaj skeme, struktura e burgjeve zë një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 6300 m2, nga të cilat 2214 m2 janë të mbuluara dhe 4086 të zbuluara.

Vëllimi i përgjithshëm është afërsisht 13,000 m3. Mbi këto të dhëna, është kryer një përllogaritje e shpenzimeve mbi bazën e kostove.

Kjo përllogaritje çon në një parashikim financiar, vetëm për shumën e punimeve, rreth 8 milionë euro për vitin 2024 (llogaria kapitale). Ndërtesa e paraburgimit, ndërtesa e shërbimeve të përgjithshme dhe ndërtesa e shërbimeve qendrore përbëhen nga një kat. Ndërtesa e destinuar për kazermat e oficerëve dhe ndërtesa e destinuar për zyrat e menaxhimit dhe akomodimin e personelit përbëhet nga 2 kate.

Ndërtesa e paraburgimit përbëhet nga  16 vende të zakonshme (nga të cilat 2 të destinuara për personat me aftësi të kufizuara) dhe  4 vende paraburgimi të destinuara për një regjim sigurie.

Strukturat do të ndërtohen në mënyrë të tillë që të jenë në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me institucionet e paraburgimit.

Ngritja e burgut do të kushtojë 8 milion euro dhe (3.784 milionë për 5 vjet) për funksionimin e tij, sipas Departamentit të Administrimit të Burgjeve të cituar në dokument të Zyrës së Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit. Totali është 25 milionë euro, 250 mijë euro në vit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re