Në qarkun e Korçës situata e motit paraqitet normale.

Raportohet për reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në zonat malore ku trashësia e borës së rënë arrin deri në 10 cm.

Rrugët përgjithësisht janë të hapura dhe të kriposura, ndërsa në Dardhë e Boboshticë rekomandohen zinxhirë apo goma dimërore.

Njoftimi i plotë:

Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intensitet mesatar, dhe mbi 1300 m ka patur reshje dëbore ku trashësia e saj është 5-10 cm.

Aktualisht reshje nuk ka.

Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale në përgjithësi paraqitet e mirë. Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura.

Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14 , në orët e para të mëngjesit lëvizja e mjeteve rekomandohet me zinxhir, ose goma dimërore.

Ne furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr 6, te Mollasit, bashkia Kolonje. Probleme me energjinë ka dhe zona e Vithkuqit.

Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit dhe në këtë fider.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re