Tre rregullat bazë për mbrojtjen ndaj Covid-19, që Ministria e Shëndetësisë përsërit shumë shpesh, që janë distanca sociale, mbajtja  e maskës dhe higjiena personale, duket se nuk funksionojnë për pushtetarët për t’u mbrojtur ndaj virusit.

Kjo duket qartë në një festë të socialistëve, teksa deputeti Spartak Braho është dekoruar dhe nuk ka nguruar aspak që të shtrojë një drekë mes miqsh në ambient të mbyllur, pa frikën e virusit.

‘Baba Taku’ i rrethuar me miq të moshës së tij dhe deputetit socialist Arben Pëllumbi, duket se nuk ua ndjen fare për Covid-19, i cili së fundmi ka prekur edhe 3 deputetë. Spartak Braho shihet teksa troket gotat e rakisë duke festuar dhe ushqehen me ëmbëlsira.

“Nga dekorimi i sotëm i “Baba Takut”, Spartak Braho, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- shkruan Agim Rama i cili ka publikuar edhe fotot.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re