Pas nisjes me tensione të seancës plenare, ku deputetët e opozitës janë përplasur fizikisht me gardën.
Më pas, deputetët kanë marrë karriget e tyre dhe më pas i kanë hedhur para Parlamentit, në shenjë revolte për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.
Gazment Bardhi: Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne jemi këtu për të thënë se jemi për interes publik. Jo, ne nuk kemi djegur mandatet. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment.

