UPDATE- Ka nisur me konfrontime fizike seanca planere e ditës së sotme. Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati  ka goditur me grusht deputetin e Vlorës, Vullnet Sina.

Sherri ka nisur për shkak e deputeti demokrat ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe ti fikë mikrofonin.

Ndërkohë që Vullnet Sina e ka shtyrë, gjatë kësaj situatë të tensionuar është parë deputeti i PD teksa ka goditur socialistin.

Konflikti ka nisur për shkak se opozita ka tentuar të bllokojë sërish punimet e Kuvendit, por ata nuk janë lejuar të afrohen nga Garda e Republikës.

Efektivët e gardës nuk i kanë lejuar deputetët as të afrohen pranë karrigeve të ministrave dhe postit të kryetares së Kuvendit.

Gjatë nisjes së seancës, Lindit Nikolla ka ironizuar me demokratët duke i pyetur “Mire e keni krahun?”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re