Pas rreth dy muajsh nga vrasja makabre Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, janë zbuluar detaje nga hetimet e kryera në banesën e të riut, ku ai vrau me thikë 22-vjeçaren shqiptare me tre goditje në qafë dhe më pas e futi në një valixhe, duke hedhur më pas në greminë.

Ilaria

Sipas mediave italiane, pamjet nga dhoma e 23-vjeçarit tregojnë se janë lëvizur mobiljet e dhomës së tij për të fshehur gjurmët e gjakut.

Po ashtu, aty është gjetur dhe çanta me rrobat që Ilaria Sula kishte sjellë në shtëpinë e djalit, pasi kishin vendosur të përfundonin lidhjen.

I arrestuar, 23-vjeçari ka ndarë skicën e dhomës së tij para dhe pas vrasjes. Megjithatë, mobilje me libra që nuk ishte gjithmonë aty, është vendi ku Ilaria u vra dhe ra në tokë. Nëna e Mark ka lëvizur mobiljen për të fshehur gjurmët e gjakut dhe ka ndryshuar pozicionin e krevatit.

Edhe nëna e tij është nën hetim nga prokuroria e Romës për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë, për shkak të ndihmës që i ka dhënë djalit për të pastruar skenën e krimit.

Në intervistat e saj, nëna ka folur gjithashtu për sjelljen e djalit të saj. Ndërkohë, babai i tij, pozita e të cilit ende po shqyrtohet, nuk ka vënë re ndryshimet në pozicionin e mobiljeve.

Policia shkencore është duke bërë hetime për të kuptuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në krim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko