17 maj Bashkia Berat në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore është angazhuar për të siguruar maksimalisht kushtet higjieno-sanitare në institucionet arsimore, në pritje të maturantëve që do të kthehen nesër në bankat e shkollës.

Për një siguri dhe mbrojtje shëndeti sa më efektive është realizuar sistemimi i nyjeve sanitare në shkolla si dhe janë rregulluar oborret e shkollave.

Po ashtu janë vendosur shenjat për sigurimin e distancimit social, si dhe është siguruar uji i rrjedhshëm.

Bashkia ka kryer dezinfektimin e të gjitha shkollave, proces i cili do të vazhdojë në mënyrë periodike, duke zbatuar kriteret e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu është kryer furnizimi i të gjitha shkollave me materialet higjieno-sanitare dhe dezinfektantët e nevojshëm për t’u siguruar nxënësve dhe stafit mbrojtje maksimale ndaj COVID-19.

Bashkia ka përforcuar shkollat me staf ndihmës si sanitare e roje, të cilët janë trajnuar me udhëzues të detajuar të procesit të shërbimit, por bën thirrje për ndërgjegjësim dhe respektim nga të gjithë i rregullave të distancimit social dhe higjienës personale, si mënyra më efektive për të krijuar kushte të sigurta. /a.g/

#tdi_8_28f .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/2-62-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_8_28f .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/3-55-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_8_28f .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/4-48-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_8_28f .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/5-32-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_8_28f .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/6-23-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_8_28f .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/7-16-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_8_28f .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/8-15-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_8_28f .td-doubleSlider-2 .td-item8 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/9-12-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_8_28f .td-doubleSlider-2 .td-item9 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/10-9-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 9

/m.m/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re