Mbledhja Komisionit të Medias dhe Edukimit ku në rend ditë ishte dëgjesa me ministren Kumbaro për godinen e Teatrit Kombëtar, është shëndërruar në një séance me kaos dhe incidente.

 

Prania e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në këtë mbledhje nuk është pritur mirë nga deputetet e PD.

 

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi kërkoi daljen jashtë te Veliajt pasi sipas saj, ai nuk ishte I ftuar në këtë seancë për Teatrin Kombëtar. Ai ndërpreu mbledhjen dhe tha se nuk do të vazhdonte pa dalë Veliaj jashtë.

 

Por kryetari I bashkisë së Tiranës iu përgjigj Vokshit duke deklaruar se nuk kishte shanse që, ajo ta largonte nga mbledhja e komisionit.

 

Kjo ka sjelle dëgjenerimin e situatës pasi deputetet e tjerë të PD, Ervin Salianji, Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë tentuar të kapin me duar Erion Veliajn për ta nxjerre jashtë, cka ka sjelle reagimin e fortë te deputeteve të mazhorancës, kryesisht Ilir Beqjas dhe Fidel Yllit.

Salla e mbledhjes së komisionit të medias dhe edukimit është kthyer në një arene shtyrjesh, ofendimesh dhe kërcënimesh mes palëve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re