Një apartament u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja në fjalë u regjistrua në një prej banesave sociale, pallatet e ndërtuara nga Bashkia e Tiranës në zonën e Shkozë.

Mësohet se në banesë kanë qenë çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijët e tyre, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht dhe pa lëndime. Raportohet se zjarri si fillim kishte rënë në kuzhinë, për t’u përhapur më pas në të gjithë banesën.

Pasi u njoftuan për ngjarjen, forca zjarrfikëse mbërritën në vendin ku ra zjarri, ndërsa bëri të mundur shuarjen e tij.
Brenda apartamentit është shkrumbuar gjithçka. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
