Kryetari LDK-së, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.

Takimi mes tyre mësohet se ka pasur në fokus zhvillimet e fundit politike, ku përkundër përpjekjeve, LDK-ja dhe VV-ja nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për krijimin e qeverisë së re.

Pas takimit ambasadori i SHBA dhe as Mustafa nuk kanë dhënë asnjë prononcim për mediat.

Pak minuta më parë, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi i dërgoi një letër të tretë kreu të VV-së, ndërsa e ftoi në takim nesër në orën 10:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re