ABC News ka siguruar foton e parave të sekuestruara që do të përdorte Fredi Beleri për të blerë vota. Ai u kap duke blerë tetë vota për 40 mijë lekë. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” doli sot para gjykatës së Vlorës dhe gjyqtarja Dorina Stroka, e cila dha vendimin për ta lënë në burg.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë më parë, me akuzën e shit blerjes së votës. Mbi këtë akuzë, trupi gjykues ka shpallur moskopetencë duke ia kaluar dosjen nga Belerit Prokurorisë së Posaçme. Seancën e sotme në gjykatën e Vlorës, ishte e pranishme edhe ambasadorja greke e akredituar në vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re