Ish-deputeti i PS-së, Namik Dokle, një emër i njohur i  politikës shqiptare me anë të një postimi në Facebook i është rikthyer kohës së artë të PS-së, kur ishte në opozitë dhe kur një grup deputetësh dhe anëtarësh të Kryesisë më përfaqësuese se sa aktualisht.

Dokle ka publikuar një foto me dy miqt e tij të vjetër, doktor Sabit Brokajn dhe Ismail Lleshin, që dy kanë qenë ish-deputetë të PS-së, në fillimet e pluralizmit dhe të themelimit të PS-së.

“U cmalla me dy bashkëthemelues të Partisë Socialiste, profesorët Sabit Brokaj dhe Ismail Lleshi. Në kryesine e parë të PS, me shumë se gjysma e anëtarëve të saj kishin titullin profesor. Dhe një profesor mbi profesorët: Dritero Agolli”, shkruan Dokle.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re