Pak ditë më parë aktori i humorit Florjan Binaj rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërkohë që për ndjekësit e tij në mediat sociale bëri më dije se gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë. Ndërkohë që nuk vonoi gjatë dhe Flori e kaloi koronavirusin, duke dalë negativ në testin e dytë.

Pas përgjigjes së analizave të testit të dytë, aktori nuk ka nguruar që të pushojë nëpër Shqipëri, duke promovuar gjithashtu turizmin vendas.

Megjithatë ka nga ato ndjekës që mendojnë se Flori duhet të ishte ende në karatantinë, gjë kjo që e ka indinjuar aktorin, i cili ka publikuar përsëri përgjigjen e testit të COVID-19, duke theksuar se kush e pyet sërish për këtë temë do t’i bëjë bllok.

“Për të gjithë ata që nuk i dalin llogaritë e veta me jetën e të tjerëve. Tani kushdo që do më pyes sërish nëpër komente për të njëjtën temë, do i fshi komentin dhe ndoshta dhe block. Jetoni jetën tuaj dje kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve!”, shkruan Binaj, duke ka publikuar edhe përgjigjen e analizës, në të cilën ka rezultuar negativ.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re