Donald Trump duket se e ka ndjerë që nuk do të kishte kthesë në numërimin e votave dhe Joe Biden do e merrte fitoren e zgjedhjeve presidenciale pasi mëngjesin e sotëm u fotografua duke lënë Shtëpinë e Bardhë.
Ky veprim i tij erdhi pasi një sërë reagimesh në Twitter ku deklaronte se rezultatet e zgjedhjeve ishin manipuluar, ndërsa mbetet e paqartë se drejt cilit vend u nis.
Sipas Fox News, me sigurimin e 20 votave elektorale të Pensilvanisë dhe 6 të Nevadës, Joe Biden bëhet fitues i 290 votave elektorale, nga 270 që duhet të siguronte për fitimin e mandatit.
Ndërkohë, batutat në rrjet kanë nisur dhe ishte gazeta me prirje konservatore Drudge Report, e cila ka publikuar një foto të presidentit Trump një mbishkrimin: “Ju jeni pushuar nga puna”. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb
