Droboniku  i cilësuar si ballkoni i Beratit tashmë është një nga atraksionet më të frekuentuara për turistët vendas e të huaj.

Në këtë fshat vijon puna për ndërtimin e rrugës, ku po kryhet një investim rreth 40 000 000 lekë.

Kryetari bashkisë së Beratit, Ervin Demo, publikoi sot disa fotografi nga puna që po kryhet në këtë rrugë.

“Banorët e Drobonikut e meritonin prej vitesh këtë mundësi të cilën administrata e gjumit ja mohoi. Ne s’do e ndalim punën asnjë moment për qytetin tonë, për të rritur cilësinë e jetesës për fëmijët, prindërit, të rinjtë e të moshuarit si dhe për ta kthyer Beratin në atraksionin e preferuar për vizitorët”, – thekson Demo.

Rruga e Drobonikut është një investim infrastrukturor, i cili do të përmirësojë jetën e banorëve dhe do të hapë mundësinë për një model të ri zhvillimi për turizmin e qytetit.

Ballkoni i Beratit do të jetë shumë shpejt një nga atraksionet më të frekuentuara për turistët vendas e të huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re