Skip to content

FOTO/ Dy shqiptarë në formacionin e javës në Serie A


Berat Gjimshiti dhe Amir Rrahmani kanë shkëlqyer në fundjavën e kaluar, duke kontribuar në fitoret e dy ekipeve të tyre, Atalantës dhe Napolit.

Atalanta fitoi në Bergamo 1-0 ndaj Napolit, ku Gjimshiti bëri një ndeshje të madhe, duke bërë autokritikë, menjëherë pas “fajit” në humbjen e një jave më parë ndaj Interit.

Amir Rrahmani gjeti golin dhe bëri një perfomancë fantastike në fitoren e Napolit 0-2 në transfertë ndaj Lazios.

Dy mbrojtësit shqiptarë janë zgjedhur si pjesë e formacionit më të mirë të javës në Serie A, sipa Sofascore.

Rrahmani i vlerësuar me notën 8.0, ndërsa Gjimshiti më i vlerësuari me notën 8.9, bashkë me Marcus Thuram.