Skip to content

FOTO: Dyshohet se vrau policin pas sherrit për dritat e gjata, ja kush është 21-vjeçari i arrestuar. Emri

Ky që shikoni në foto është Nikoll Sherrniku, 21-vjeçari i arrestuar ditën e djeshme nga policia si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së efektivit të policisë Xhulio Prela mëngjesin e 5 dhjetorit.

Ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij. Konflikti mes Xhulio Prelës dhe dy autorëve dyshohet të ketë nisur pas një sherri momental.

Behet me dije se dy palët janë konfliktuar për dritat e makinës së njërës prej tyre që rrezatonin mbi palën tjetër.

Teksa 26-vjeçari po kthehej nga Shkodra, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia, sherri i castit i ka marre jeten.

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit, ndersa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen!