Viktima e kishte denoncuar bashkëjetuesin e saj, para pesë ditësh por uniformat blu duket se e kanë neglizhuar rastin pasi nuk kanë marrë asnjë masë ndaj Micit.

 

Mësohet se policia pasi kishte marrë dëshmitë e viktimës dhe autorit i kishte lënë ata të lirë.

 

 

Burime zyrtare për Vizion Plus pranë prokurorisë së Elbasanit, bën me dije se rasti nuk ishte referuar pranë organit të akuzës për veprime mëtejshme.

 

Oficeri I policisë gjyqësore i kishte sugjeruar 37-vjeçares Jetlira Elezi që të bënte kërkesë pranë Gjykatës për urdhër mbrojtje. Kjo kërkesë ishte paraqitur, por seanca, ishte caktuar për t’u mbajtur ditën e hënë.

 

Që nga ajo ditë, sipas pronarëve të banesës, çifti jetonte në të njëjtën godinë por në dhoma të ndara.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re