Mediat në Mal të Zi kanë zbuluar të tjera detaje nga operacioni për kapjen e një sasie prej 500 kg kanabis që dyshohet se ishte futur nga Shqipëria.

Në fotot që kanë publikuar mediat malazeze shihet që lënda narkotike e ndarë në pako ishte e vendosur në mes të dërrasave brenda një kamioni.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë janë arrestuar shqiptarë 60 dhe 24 vjeç.

Ata dyshohen për vepër penale – prodhim, posedim dhe shpërndarje të lëndëve  narkotike.

“Droga u gjet në një kamion me targa shqiptare dhe ishte vendosur në hapësirën e ngarkesave të kamionit dhe e siguruar me vulë doganore nga një administratë e huaj”, shkruan Vijesti.

497 kg drogë e sekuestruar

“Policia dhe dogana, së bashku kanë kontrolluar kamionin me targa shqiptare dhe ku në hapësirën e ngarkesës, mes paletave që transportonte, kanë gjetur 185 pako me drogë me peshë totale 497 kg”, njoftoi policia e Malit të Zi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re