Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se, Ramës gjatë intervistës që ka dhënë në “News 24” për Sokol Ballën i dridhet  zëri, për shkak se ai rrezikon tetë vjet burg nga drejtësia amerikane.

Berisha thotë se Rama rrezikon tetë vjet burg për tri akuza, shkelje të rëndë të ligjit elektoral amerikan për foton me ish-presidentin Obama, mashtrim dhe “fake marriage”, për arritjen e një qëllimi të paligjshëm.

Postimi i Sali Berishës:

Shikoni si flet perçarte e i dridhet zeri i tmerruar nga 8 vite burg qe e presin nga drejtesia amerikane per tre akuza te renda te provuara plotesisht:

1- shkelje te rende te ligjit elektoral amerikan duke paguar 80000$ per nje foto me ish presidentin Obama.

2- Mashtrim, perjury te drejtesise ne kohe qe dy te denuarit Ashik Bilali dhe Bill Ageros kane deshmuar nen betim se parat jane paguar per foton e tij me Obamen ky deklaron se nuk eshte paguar asgje

3- Martese e rreme apo (Fake Marriage) per arritjen e nje qellimi te paligjshem.

Ndiqeni videon se si perdridhet. sb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re