18 janar – Brezi i ri po afrohet përherë e më shumë me anë të programeve të Ministrisë së Kulturës më afër me historinë dhe monumentet e kulturës, duke i shndërruar tashmë ato në destinacionin e tyre të preferuar.

Ata njihen me këto objekte të shoqëruar dhe nga specialistë për të marrë informacione më të sakta mbi këto asete të vendit tonë.

Në vijim të programeve të edukimit kulturor iniciuar nga Ministria e Kulturës, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe falë bashkëpunimit DRKK-Berat dhe DAR-Berat zhvilluan takimin e parë për këtë vit të ri 2019 me shkollën “Llambi Goxhomane”.

“Edukimi përmes trashëgimisë” nisi me më të vegjëlit për edukimin e dashurisë së madhe ndaj trashëgimisë dhe monumenteve. Këto nisma i afrojnë fëmijët me artin dhe kulturën jo vetëm duke dëgjuar, por edhe duke prekur dhe jetuar trashëgiminë tonë kulturore. /a.a/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re