Disa protestues gjatë tubimit të sotëm kanë shkruar në emrin e Klodian Rashës  në “Murin e Kujtesës” ku janë të shënuar në formë simbolike me yje, efektivët e policisë të rënë në krye të detyrës përgjatë viteve pas rënies së komunizmit.

Emri i 25-vjeçarit është shkruar nga protestuesit që janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure për të treguar revoltën e tyre pas vrasjes së Rashës nga një efektiv i “Shqiponjave” mëngjesin e 8 dhjetorit.

Ndërkohë që tubimi është duke vijuar nga demonstruesit që janë zhvendosur nga Ministria e Punëve të Brendshme drejt Kryeministrisë.

Përgjatë Murit të Kujtesës është shkruar emri i të riut me shkronja të mëdha, data e vrasjes si dhe një mbishkrim “RIP”, u prehsh në paqe.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re