Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Arjan Gosës një ditë më parë në Kavajë. Në kërkim për këtë ngjarje të rëndë është shpallur Habib Rexha, i cili është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë si autori i vrasjes.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Panorama TV, Ervin Leka shihet i riu, i cili pasi kryen vrasjen largohet me vrap. Ndërkohë në dorë mban armën e krimit, një pistoletë.

Më herët u raportua se Habib Rexha është me një dorë dhe pistoletën e ka shkrepur me dorën e majtë. Ky është një detaj që ka mundur policinë ta identifikojë.

Për kapjen e autorit, policia ka vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh kush jep informacion të saktë.

Si ndodhi ngjarja

Arian Gosa, 48 vjeç, ka humbur jetën pasditen e djeshme (21 ma) teksa një person e ka qëlluar me plumb në kokë. Viktima ka qenë i shoqëruar me të atin e tij, Osmanin dhe kanë qenë të ulur në një tavolinë të një lokali disa metra larg qendrës, por në rrugën kryesore.

Pasi ka kryer krimin, autori është larguar pa gjurmë. Ndërsa policia thotë se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, për shkak edhe të një konflikti të mëparshëm, ku mbeti i vrarë vëllai i Arjan Gosës, por edhe vëllai i Habib Rexhës.

SHERRI QË SOLLI VRASJEN BRUTALE

Në fund te marsit, sërish Kavaja do të tronditej nga një ngjarje brutale, teksa u tha se motive ishin banale. Një grindje e hershme ishte mbartur mes Edmond Gosës, vëllait të viktimës së djeshme dhe një personi me origjinë nga Kukësi, duke shënuar kështu një ngjarje të përgjakshme ku të dy personat e përfshirë në sherr humbën jetën.

Gosa e sulmoi me thikë fqinjin e tij teksa mbante për dore edhe fëmijën e mitur duke e plagosur rëndë, teksa ky i fundit nxori armën dhe i mori jetën agresorit të tij. Më pas, kuksiani humbi jetën në spital.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re