Subscribe

Vizion Plus ka siguruar foton e vrasjes së biznesmenit dhe anëtarit të këshillit bashkiak Ardian Nikulaj mesditën e sotme në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit.

 

Autori shihet se është me skafandër dhe jelek policie, si dhe me një maskë kirurgjikale ndërsa qëllon në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

 

Viktima ka qenë i ulur në një tavolinë duke konsumuar kafe, ndërsa në atë moment i pranishëm ka qenë edhe një person tjetër, që dyshohet se mund të jetë klient i lokalit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re