Policia greke dyshon se vrasja e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos është kryer me pagesë.

Autori i dyshuar është një 28-vjeçar grek, i konsideruar si vrasës me pagesë, i cili rezulton i përfshirë edhe në një tjetër ekzekutim të bujshëm.

Sipas autoriteteve greke, bëhet fjalë për të njëjtin person që më 18 gusht 2025 ekzekutoi me armë zjarri 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.

Ngjarja ndodhi në zonën Agio Panteleimona në Athinë.

Artur Bashimi, ish i dënuar për vjedhje, dyshohet se u vra për motive hakmarrjeje, në lidhje me aktivitetin kriminal të vëllait të tij, Marsel Bashimi.

Ky i fundit rezulton i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në Greqi, në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Autoritetet greke dyshojnë se edhe ekzekutimi i Jani Aliajt është porositur nga jashtë burgut dhe është kryer kundrejt pagesës.

Sipas informacioneve të bëra të ditura, ai e goditi dy herë në qafë.

Vrasja ndodhi në Krahun e 3-të të burgut të Korydallos-it dhe çështja është marrë në hetim nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Pireut”, shkruan media greke “Zougla“.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin kriminal që qëndron pas këtyre vrasjeve dhe për të identifikuar porositësit e mundshëm të ekzekutimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re